Ndërron jetë kryebashkiaku, bie nga dritarja e hotelit

Bota

Një kryebashkiak 44-vjeçar polak,  ka rënë nga kati i katërt i hotelit ku ai qëndronte në Itali dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi në orën 2:00 në hotelin “Due Colonne” në qendrën historike të qytetit.

Sipas hetimeve policore kryebashkiaku ndodhej në një dhomë me një koleg dhe në një moment, teksa ka qenë i ulur në dritare, ka humbur ekuilibrin duke rënë nga një disa metra lartësi.

Policia italiane  ka përjashtuar hipotezën e një sulmi dhe rënia e tij mund të ndiqet si një aksident. Kryebashkiaku polak ndodhej në Sardenjë së bashku me disa bashkatdhetarë të tjerë për një sërë vizitash institucionale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?