Igli Cara i bindur: Do të jem vetëm me një numërues në tavolinë, por siguroj se asnjë votë s’do të preket

Aktualitet Politike

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka thënë me bindje të plotë se votat në zgjedhjet e 14 majit nuk do të preken.

Ai u shpreh se janë marrë të gjitha masat për procesin e votimit dhe atë të numërimit për zgjedhjet vendore.

“Është e vërtetë që mund të jem vetëm me një numërues në tavolinë të votimit. Gjithsesi, pritet vendimi i KAS.

 

 

Nuk më shqetëson fare ky element, unë ju siguroj juve dhe qytetarëve të Durrësit që asnjë mesazh nuk do të preket. Kemi marrë të gjitha masat, jo vetëm me strukturat, por të gjithë elementët mbrojtës edhe në numërim, edhe gjatë ditës së votimit. Këtë ta jap me siguri të plotë”, tha Cara.

Ai përsëriti në “Top Story” premtimet për qytetarët e Durrësit, të cilëve u kërkon votën në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke përfshirë problemin e përmbytjeve dhe atë të tërmetit.


 

-Rishikimi i menjëhershëm i taksave dhe tarifave vendore

-Shpërndarja e buxhetit në njësitë administrative në përputhje me kontributin

-Brenda dy viteve, mbyllim të gjitha plagët e shkaktuara nga tërmeti në qytetin tonë

-Furnizim pa ndërprerje me ujë dhe sistem kanalizimesh në çdo lagje

-Zgjidhim përfundimisht problemin e përmbytjeve në qytet

-Ndërtojmë një stacion transferimi të mbetjeve

-Taksa zero për start up, për bizneset rinore dhe të teknologjisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?