SPRINT NEWS ALBANIA

Analize

Tymnajë patriotike mbi arbitrazhin ndërkombëtar

Pas deklarimit te KM Rama se Shqipëria po mendon të largohet nga Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve me qendër në Uashington (ICSID), projekt-ligji “Per Arbitrazhin në Republikën e Shqipërisë” duket se shenon nje shtese ne serine e akteve ligjore ne fuqi ne vendi tone, por pa ndonje ndikim thelbesor ndaj investimeve te huaja ne vendin tone.

Ne vleresimin tim, jane nje numer problemesh qe meritojne te analizohen perpara ngutjes per te ndermarre nje akt ligjor si ky qe ofroi qeveria ditet e fundit.

Piramida e hierarkise se legjislacionit shqiptar e sanksionuar në nenin 116 të saj parashikon se marrëveshjet ndërkombëtare vendosen nën Kushtetutë në renditjen e akteve normative, ndersa neni 122 nënvizon pozicionin e tyre hierarkik në raport me të drejtën e brendshme, duke parashikuar se marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj kanë epërsi mbi ligjet e brendshme që nuk përputhen me to. Sic dihet, marreveshjet nderkombetare jane te regulluara me ligje te vecanta dhe rast pas rasti perpara ratifikimit te tyre parashikohet shqyrtimi i “ç) përputhshmërinë me Kushtetutën, legjislacionin e brendshëm dhe të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për Republikën e Shqipërisë, si dhe me acquis të Bashkimit Europian” (Neni 8, pika 4, ç) e ligjit Nr. 43/2016 “Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”). Ne kete kuptim, mendoj se rregullimi ligjor qe propozohet eshte i panevojshem dhe i pazbatueshem nese behet fjale per evitimin e shqyrtimit te mosmarreveshjeve nga ICSID (sepse bie ne kundershtim me Kushtetuten dhe marreshjet e nenshkruara).

Kontratat/marrëveshjet e investimeve te huaja, per nje numer aresyesh, janë të hartuara ne nje menyre te tille qe te siguroje mbrojtje ligjore sipas së drejtës ndërkombëtare, si dhe të kenë qasje në mënyrat ndërkombëtare të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në rast se ato do të lindin. Kjo e ben te panevojshme dhe te pamundshme nje zgjidhje tjeter jashte ketij modeli. Pikerisht per te mundesuar sigurine juridike te investimeve, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, jane parashikuar edhe metodat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale të investimeve.

 

 

Gjithashtu, thuajse te gjitha marreveshjet kryesore te nenshkruara deri me tani nga shteti/qeveria shqiptare parashikojne zgjidhjen e mosmarreveshjeve nga arbitrazhi nderkombetar, por ndryshon puna nese ne ato marreveshje ne te cilat parashikohet zgjidhja e mosmarreveshjeve nga sistemi gjyqesor vendas/shqiptar. Qysh ne nenin 1 te projekt-ligjit thuhet se “Ky ligj përcakton rregullat për organizimin dhe zhvillimin e procedurave të arbitrazhit vendas dhe ndërkombëtar kur vendi i arbitrazhit është në Republikën e Shqipërisë.”, gje qe nuk eshte e parashikuar ne asnjeren prej marreveshjeve nderkombetare ne fuqi per ceshtjet e invrstimeve dhe te tregtise.

Transparenca ka një rëndësi të madhe nëse rregullat e rëndësishme për ekonominë dhe zbatimi i ketyre rregullave në praktikë është në dispozicion për të gjithë dhe kur nuk krijohen pengesa per sigurimin e informacionit për palet ne marrëdhëniet në fushën e investimeve. Perderisa marreveshjet kryesore te nenshkruara deri me tani nga shteti/qeveria shqiptare jane per ceshtje te shfrytezimit te burimeve natyrore, te drejtave eksluzive te shtetit, etj., percaktimi ne projekt ligjin ne fjale i konfidencialitetit ngre pikepyetje te medha mbi qellimin e vertete te ligjit, shton dyshimet per rrezikun e marreveshjeve gjyqesore jotransparente qe cenojne rende besueshmerine e institucioneve dhe interesat publike, etj. Per me teper qe sistemi yne i drejtesise, duke perfshire edhe institucionet e reja ne perberje te ketij sistemi te krijuara ne kuadrin e reformes ne drejtesi, ende eshte i pabesueshem dhe gezon nje reputacion te keq nderkombetar.

Pavaresisht kesaj, personalisht besoj se ky draft-ligj eshte ofruar kryesisht per qellime propoagandistike dhe qe nuk do te sjelle asnje efekt pozitiv ne problematiken serioze te mosmarreveshjeve te trasheguara, te krijuara apo edhe te nxitura nga deklarimi i sipercituar i zt. Rama per mundesine e denoncimit te ICSID. Madje kakofonia e krijuar qellimisht me kete rast, e percjelle edhe nga mas-media serioze sikur pemes ketij akti behet e mundur shmangia e përballjeve në ICSID ne te cilen Shqipëria ka humbur disa gjyqe në vlera të mëdha me disa kompani private, apo shmangeja e me shume se 10 proceseve ne proces ne kete arbitrazh, etj. jane teresisht te gabuara dhe propagandistike.

Në mënyrë që ekonomia e vendit te futet ne binaret e rritjes ekonomike te qendrueshme, mendoj se politikat e qeverise duhet te fokusohen kryesisht ne ceshtjet baze qe kane te bejne me mjedisin e biznesit. Te tilla jane ceshtjet qe lidhen me kosumin, me shtimin e prodhimit vendas, me lirine e tregut, me nxitjen dhe garantimin e konkurrencës dhe me vetë sipermarrjet private.

Perndryshe, ndermarrja e akteve te tilla ligjore pa efekt mbi ekonomine nuk e ndalon dot perkeqesimin e metejshem te klimes se investimeve ne vend, nuk frenon largimin e investitoreve nga vendet e BE dhe zvendesimin e tyre me ato kineze, arabe, turke apo ruse, etj. Natyrisht qe per permiresimin e klimes se biznesit ne vend themelore mbetet lufta pa kompromis kunder korrupsionit dhe kapjes se shtetit nga oligarkia dhe krimi i organizuar qe jane nder sfidat me te medha aktuale ne ekonomine dhe vete shtetin shqiptar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?