Rama ftesë të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë ftesë të rinjve për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Rama thotë se me rritjen e pagave me 30% në vitin 2022 dhe 7% këtë vit, një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22% do të bëhet realitet në vitin 2024, , për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

 

“NJË FTESË për të gjithë të rinjtë e të rejat, që ta shohin si një mundësi të re për veten, familjen po edhe atdheun, afrimin e tyre me Forcat e Armatosura të Republikës sonë

 

Pas rritjes së pagave me 30% në vitin 2022 dhe me 7% këtë vit, një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22% do të bëhet realitet në 2024, për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Respekt për punën e vajzave dhe djemve në uniformë, pjesë e vijës së parë të frontit në mbrojtje të territorit të vendit.”- shkruan Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?