Yuri Kim me prona në Shqipëri? Ish-ambasadori: Vë në dyshim neutralitetin e diplomates, ç’thotë për “non-gratën” e Berishës

Aktualitet

Krydemokrati Sali Berisha i bëri thirrje disa javë më parë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të hetojnë aferat dhe pronat e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Berisha deklaroi se Yuri Kim ka tjekaluar çdo limit të mandatit të saj si ambasadore.

 

Ish-ambasadori John Bolton ka dhënë opinionin e tij mbi deklaratën e Berishës, për pronat e Yuri Kim në Shqipëri, në një kohë që paralelisht shërben si diplomate e SHBA-ve.

Bolton tha në një intervistë për gazetarin Robert Papa në “Fokus”, se zotërimi i pronave në shtetin ku një diplomat shërben, vë në dyshim neutralitetin dhe objektivitetin e tij. Ish-ambasadori shtoi se një konflikt i tillë interesi, shikohet shumë tek ambasadorët.

 

 

“Nuk e di përgjgijen. E kanë këshilluar keq. Sepse kjo ve në dyshim neutralitetin dhe objektivitin. Ka shumë ambasadorë që nuk pranojnë punë si konsulent në vendet ku kanë shërbyer ose çdo lloj tjetër ekonomi. Mund të shkojnë të japin këshilla falas që të forocojnë lidhjet dypalëshe. Konflikti i interesit për ambasadorët shikohet shumë. Natyrisht nuk duhet të ketë lidhje ekonomike kur je ambasador diku”, u shpreh Bolton.

I pyetur se çfarë do të ndodhte me “non-gratën” që SHBA i ka vendosur kryedemokratit Berisha nëse ai rizgjidhet kryeministër, Bolton tha se SHBA-të do të pranonin vullnetin e popullit shqiptar.


 

“Është diçka që ne nuk jemi përballur vitet e fundit dhe duhet të shikojmë situatën. Them ne, po në fakt SHBA se unë s’jam më në qeveri. Pozita e SHBA-së duhet të jetë që ne të shikojmë që duhet të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Është në dorën e popullit shqiptar. Normalisht, ne do ta pranonin rezultatin”, shtoi Bolton./Politiko.al/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?