Leo Messi dhe e ardhmja e tij janë të lidhura ngushtë me vendimin e UEFA-s. Sipas mediave spanjolle, Messi është në pritje se çfarë vendimi do të marrë UEFA për çështjen “Negreira”. Nëse UEFA do të dënojë klubin blaugrana atëherë Messi do të shqyrtojë opsionet e tjera që ka në tavolinë.
Për “pleshtin” ka një interesim të fortë nga MLS dhe Arabia Saudite, të gatshëm të “veshin me ar” sulmuesin argjentinas.

Një opsion i hapur është edhe mundësia për të rinovuar kontratën aktuale me PSG, por Messi do të pres deri në fund se çfarë do të ndodhë me Barcelonës pasoi dëshira e tij është të rikthehet në “Camp Nou”.
Total 0 Votes
0
0