Rajoni

Zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi, Mitsotakis takon Presidenten

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në takimin protokollar me presidenten greke Katerina Sakelaropulu ka dorëzuar mbylljen e mandatit 4-vjeçar, ndërsa gjatë ditës së sotme me dekret presidencial shpallet mbyllja e parlamentit grek.

 

Zgjedhjet e sivjetshme do të zhvillohen nën hijen e skandalit të përgjimeve të kryetarit të Pasok, Nikos Andrulakis e një sërë drejtuesish qeveritarë, një çështje që shkaktoi tërmet në skenën politike greke dhe vijon të diskutohet në Parlamentin Europian, pas aksidentit më të madh hekurudhor në Greqi, atë të 28 shkurtit në Tembi me 57 viktima (6 shqiptarë) si dhe në pritje është nëse do të mund të rikthehet me kandidaturë neonazisti Ilias Kasidiari, i burgosur për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pas vendimit ligjor për përjashtimin e ekstremistëve të dënuar.


 

Mbetet të vërtetohet nëse vendimi i miratuar së fundi në parlamentin grek nuk lë hapësira për interpretime e kandidaturën e partisë së re ekstremiste të themeluar së fundi nga Kasidiari, një kthim pas për Greqinë.
Zgjedhjet do të zhvillohen në dy faza, nëse nuk do të ketë rezultat të pastër më 21 maj, do të zhvillohet një raund i dytë në javët e para të qershorit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?