Ishte një avion luftarak bombardues rus ai i cili shkaktoi shpërthimin dhe kraterin e madh, rreth 20 metra të gjerë, në qendër të Belgordit, një aytet afër kufirit me Ukrainën.
Autoritetet lokale raportuan një shpërthim masiv mbrëmë vonë dhe guvernatori rajonal tha se dy gra u plagosën.
“Ndërsa një aeroplan i Forcave Ajrore Sukhoi Su-34 po fluturonte mbi qytetin e Belgorodit, ndodhi një shkarkim aksidental i municioneve të aviacionit”, tha ministria e mbrojtjes.
Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, shkroi në Telegram se një krater me diametër 20 metra ishte formuar në një nga rrugët kryesore. Hetimet për këtë rast, është thënë se janë duke vazhduar.
Fotografitë dhe videot në rrjetet sociale kanë shfaqur banesa të dëmtuara nga shpërthimi, derisa në një tjetër, një makinë shihet mbi çatinë e një ndërtese.