Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët, mbahet mesha e shenjtë e ngjalljes së Jezu Krishtit

Aktualitet

Krishti u Ngjall, me këtë urim besimtarët ortodosë pritën Pashkën, ditën e ngjalljes së Jezu Krishtit.

Kremtimi nis që sonte me meshën e shenjtë të ngjalljes së Jezu Krishtit që mbahet në çdo kishë ortodokse në vend.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Katedralen Ringjallja e Krishtit, në Tiranë, ku mesha do të kremtohet nën drejtimin e Kryeposhkepit Anastas. Kjo ceremoni pritet të vijojë deri pas mesnatës.

Sipas traditës besimtarët shkojnë në kishë në vigjiljen e Pashkës për të marrë dritën e shenjtë dhe përpalsin vezët e lyera me ngjyrë të kuqe. Festa vazhdon sot me drekën e Pashkës.

Simbolet e Pashkës Ortodokse

Kryqi – Është simbol i kryqëzimit, i kundërt me atë të Ringjalljes. Në Këshillin e Nikesë, Konstandini dekretoi që kryqi do të ishte simboli zyrtar kristian dhe ortodoks.

Qengji – Një prej simboleve më të zakonshëm, sidomos i përdorur gjatë Pashkëve Ortodokse, është qengji. Origjina e përdorimit të tij është e lidhur drejtpërdrejtë me çlirimin e hebrenjve. Në kohët e lashta, hebrejtë flijonin një qengj gjatë festave. Ata e lidhin festën e gëzueshme të Pashkës me çlirimin e hebrejve nga skllavëria në Egjipt, me shpëtimin nga vdekja, e përfaqësuar me Ringjalljen. Popullariteti i qengjit, si ushqim kryesor i Pashkës Katolike dhe Ortodokse, është i lidhur me rëndësinë e tij si simbol.

Qirinjtë e Pashkës – Ndezja e qirinjve të Pashkës Ortodokse është traditë e njohur nga kisha katolike-romane, ortodokse dhe anglikane. I vendosur në një cep pranë altarit, qiriri ndizet të shtunën në mbrëmje, gjatë festimeve në vigjilje të Pashkës dhe nga flaka e tij ndizen të gjithë qirinjtë e tjerë të kishës. Rituali i kremtimit të zjarrit e ka zanafillën në shek.IV. Qiriri i Pashkës simbolizon Krishtin ndërsa flaka, Ringjalljen e tij si “drita e botës”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?