
Kryeministri Edi Rama nën shoqërimin e drejtuesit politik, Ulsi Manja dhe kandidatit Pjerin Ndreu kanë hapur fushatën elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Lezhës.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka sulmuar kandidatët e Berisha-Meta, duke thënë se qytetarët e lezhës nuk duhet të votojnë ata dhe të izolohen, teksa përmendi non gratën e ish-kryeministrit.
Kreu i qeverisë nuk i kurseu lavdet për Pjerin Ndreun duke thënë se “më të mirë se ai nuk ka” dhe se Lezha ka ndryshuar dhe do të ndryshojë edhe më shumë për 4 vitet e ardhshme.
“Këto nuk janë zgjedhje kombëtare dhe as zgjedhje për t’i parë politikisht gjërat. Pa llogaritur faktin, pa i parë politikisht gjërat, me dorën e tyre njerëzit që nuk janë dakord me të të shkojnë dhe të cojnë votën që qyteti të izolohet sic është izoluar i pari i tyre. I pari që vjen vërdall me një vulë që premton cudira që nuk i bëri as kur nuk kishte atë dëmkën. Bashkë me atë tjetrin që janë një hije e zezë, që janë një turp.
Me plazhet më të pastra dhe me zonat më shëmbullore. Njerëzit duhet të ftjellohen se këta janë midis nje njeriu të aftë, që i rri punëve mbi kokë. Me kë. Unë nuk e njoh fare, por një njeri që shkon dhe u jep zërin dy hijeve, me siguri ka një problem me sistemin e vendimmarrjes. I kam humb pini dhe punon vetëm me ëallpaper.
Të vazhdojmë drejtë. Nuk ka për ta pas Lezha një kryetar bashkie si Pjerin Ndreu. Një njeri që i rri mbi kokë punës. Normal ka edhe ky të metat e veta. E rëndësishme është që nuk i kemi sjell ndonjë dëm këtij vendi. Nuk del dot njeri, ti thotë unë e drejtova Lezhën më mirë se ti. Jo se ky është më i mirë, po më të mirë se ky s’ka” tha Rama ndër të tjera.