Transporti falas në Luksemburg. Kuzhinierja: Urbanët janë pa faturino dhe me kamera

Aktualitet

Luksemburgu, është vendi i vetëm që e ka transportin plotësisht falas. kuzhinierja Majlinda Brakaj, e cila prej vitesh jeton atje, ka thënë për emisionin “Good Morning Albanias” se si ka ndikuar kjo në jetën e tyre të përditshme.

Ajo ka thënë se në Luksemburg nuk janë falas vetëm autobusët, por edhe tramët dhe biçikletat gjë që ka ndihmuar shumë në zgjidhjen e problemeve me trafikun. Po ashtu ajo tha se autobusët janë në gjendje shumë të mirë, e shumë të pastër, të pajisur me kamera dhe priza për të karikuar telefonat.

“Trafiku është evituar shumë se njerëzit nuk lëvizin në makinë, veç atyre që janë të detyruar. Po ashtu këtu kanë lënë edhe biçikletat falas.

 

Autobusat janë thuajse në çdo 15 minuta, ndërsa trami është në çdo 3 minuta. Nuk ka faturino, çdo gjë është e lirë. Autobusat janë me kamera, me kushte shumë të mira, me priza për telefona dhe dizinektues për duart”, tha për Euronews Albania Majlinda Brakaj.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?