Hidhet në erë me TRITOL makina e kreut të PD në Vaun e Dejës

Aktualitet

Një një makinë është hedhur në erë me tritol gjatë orëve të vona të mbrëmjes në Vaun e Dejës.

Bëhet me dije se makina që është hedhur në erë është e kreut të PD nga “Rithemelimi” në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.

Mësohet se makina ka qenë e parkuar para shtëpisë së Ndrecës, kur është hedhur në erë. Nga ngjarja fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjajres dhe ka nisur hetimet për të bërë të mundur identifikimin e autorit/ve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?