Sherr me thika në qendër të Shkodrës, tre të plagosur

Aktualitet

Sherr me thika në qendër të Shkodrës. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur pranë poliklinikës së qytetit.

Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë dhe janë transportuar në spital.

Sipas informacioneve të para njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.

Dy të tjerët kanë marrë plagë më të lehta sipas bluzave të bardha. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa po merren në pyetje dhe dy të plagosurit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?