SPRINT NEWS ALBANIA

Politike

Bardhi shkresë KQZ: Ndaloni rikandidimin në zgjedhje të kryebashkiakut të Mallakastrës,

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i ka dërguar një shkresë zyrtare KQZ dhe i kërkon të ndalojë rikandidimin për zgjedhjet e 14 Majit, të kryebashkiakut të Mallakastrës. Sipas Bardhit, Qerim Ismailaj është dënuar nga Gjykata e Posaçme për falsifikim.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, pas verifikimeve të veta, ka arritur në përfundimin se kandidati Qerim Ismailaj nuk rezulton të ketë asnjë pengesë për kandidimin e tij për Bashkinë e Mallakastrës.

Mirëpo, Bardhi thotë se kandidati i Partisë Socialiste është në kushtet e ndalimit për të rikandiduar, pasi Gjykata e Posaçme e ka dënuar atë me gjashtë muaj burg. Më pas është pranuar gjykimi i shkuartuar dhe është ulur 1/3 e dënimit.

Ne aplikim te nenit 63 te Kodit Penal, Gjykata e Posaçme ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe detyrimin e Qerim Ismailit për të kryer punë në interes të publikut, pa shpërblim, për një afat prej 40 orësh. Ky vendim thotë Gazment Bardhi, ka marrë formë të prerë më datë 29.03.2023 dhe Qerim Ismailaj duhet të ndalohet të rikandidojë.

“KQZ në shkelje të ligjit të dekriminalizimit ka konfirmuar kandidaturën e tij. Ky vendim gjykate që është pranuar edhe nga vetë Ismailaj se nuk është ankimuar, dhe sipas gjykatës ka marrë formë të prerë, i  ndalon atij kandidimin.

Periudha e ndalimit nënkupton që Ismailaj nuk mund të ushtojë detyrën në asnjë institucion apo kandidat deri në periudhën e rehabilitimit që përfundon më 29 mars 2025. I jemi drejtuar KQZ duke e vënë në dijeni për shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizmit, injorim të deklaratave të partnerëve, duke i kërkuar të rishohë dhe të zbatojë ligjin e dekriminalizmit. Brenda ditës depozitojmë ankim në KAS”, është shprehur Gazment Bardhi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?