Aksident me pasojë vdekje në Lezhë (EMRI)

Aktualitet

Një 43-vjeçar këmbësor është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e sotme. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Milot-Rubik, ku shoferi i një “Benzi” përplasi këmbësorin.

Viktima eshte Mark Lleshi, ndersa shoferi Pjeter Nikolli.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici,  ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Milot-Rrubik, shtetasi P. N. 63 vjeç, banues në Rrëshen, duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin M. Ll. 43 vjeç, banues në Fan, Mirditë, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?