VIDEO/ Pajtohen Efi dhe Kiara, moderatorja fillon të qajë dhe përqafon Efin

Show Stil/Jetë

Asgjë nuk ishte njësoj për dy banoret e Big Brother Vip pas rikthimit në shtëpi. E kemi fjalën për Kiarën dhe Efin të cilat pas rifutjes në shtëpi nuk kishin po të njëjtin afrimitet siç e kishin para daljes nga shtëpia.


 

Shkak për ftohjen e marrëdhënies së dy vajzave u bë një deklaratë e Efit në episodin e lavamanit, ku Luizi kishte bllokuar Kiarën në tualet.

Efi doli në krah të Luizit dhe jo të moderatores dhe kjo bëri që marrëdhënia e tyre të krisej.

Mirëpo, si duket Kiara ka kuptuar gabimin dhe ka vendosur që t’i japë fund debateve me ish-konkurrenten e Përputhen. Teksa ishin duke biseduar mëngjesin e sotëm në oborr lidhur me raportin e tyre, Kiara u përlot dhe përqafoi Efin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?