Aktualitet

Rama: A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin drejt lirisë?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar vetëm pak ditë para se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të dalë në gjyq për krime lufte ditën e hënë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama ngriti pyetjen se nëse mund të konsiderohen kriminelë ata persona të cilët kanë dërguar vendin e tyre drejt lirisë.

Gjithashtu kreu i qeverisë ka përmendur edhe faktinse dikur vetë presidenti amerikan Joe Biden e ka konsideruar Thaçin si George Washington i Kosovës.


 

“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”, shkroi Rama në Twitter.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?