Në shkretëtirën Atacama në Kilin qendror, vendi më i thatë në tokë, ku mund të duhet deri në një dekadë që të bjerë një pikë shiu, u shënua një nga golat më të pamundur të parë ndonjëherë në një fushë futbolli.
Dhe kur më në fund të dalë numërimi zyrtar për distancën e përshkuar nga topi, ka mundësi që të kemi edhe një rekord historik, të cilit do t’i referohemi më poshtë.
Në stadiumin El Cobre në qytetin e Salvadorit (i cili është ndërtuar në mes të shkretëtirës), u ndeshë dy skuadra Cobresal dhe Colo Colo (klubi i madh i vendit) për ndeshjen e 8-të të ligës.
Cobresal bëri një surprizë duke fituar 3-1 ndaj rivalit të madh me protagonist portierin Leandro Requina .
Me rezultatin 2-0 dhe minutazhin e 77-të, Requina vendosi topin në kënd të zonës së vogël dhe duke marrë goditjen e lirë e pa atë të shpërthejë fuqishëm jashtë zonës kundërshtare, ku portieri i Colo Colos humbi ekuilibrin e pa që të kalonte sipër tij dhe të përfundonte në rrjetë!
Shikoni këtë gol vërtet të pabesueshëm.