Kryebashkiaku i Kavajës, fushatë brenda xhamisë

Aktualitet

Foto nga xhamia

E teksa na ndajnë më pak se dy muaj nga zgjedhjet e 14 majit, si opozita dhe mazhoranca kanë nisur fushatën, edhe pse jo zyrtarisht.

Një ngjarje aspak e zakonshme na vjen nga kryetari i PS në Bashkinë e Kavajës, Redjan Krali, i cili mbrëmjen e djeshme është parë brenda xhamisë së Synejit. Burime për media bëjnë me dije se Krali ka mbajtur ligjëratë politike.

Në foton e mësipërme Krali shihet teksa mban mikrofonin në dorë dhe flet para besimtarëve.

Mirëpo dihet se është e ndaluar që institucionet fetare, “Shtëpitë e Zotit” të kthehen dhe të përdoren për propagandë politike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?