AktualitetIntervista

Mimi Kodheli nuk kursen Xhaçkën: Duhet zbatuar ligji sa më shpejt për ambasadorët e rinj

KAON

“Ambasadorët me mandat të mbaruar ose për pension” ,Mimi Kodheli nuk kursen Xhaçkën: Duhet zbatuar ligji sa më shpejt për ambasadorët e rinj.

Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme, Mimi Kodheli i kërkoi Ministrisë së Jashtme të mos vonojë më emërimin e ambasadorëve të rinj në shkelje të ligjit. E pyetur gjatë një interviste në emisionin “Pa Censurë”, nëse e kishte shprehur këtë shqetësim, zonja Kodheli drejtoi gishtin e përgjegjësisë tek shefja e diplomacisë shqiptare. “Për këtë duhet të pyesni Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme. Ju me të drejtë thoni që ambasadorët duhet të ishin ndërruar kohë më parë. Shumëkujt i ka ardhur dita për pension, shumëkujt i ka ardhur dita për të lëvizur. Në fakt, është një ligj që duhet zbatuar. Të gjitha vendet e zbatojnë. Në kushte normale, për shumë arsye, një ambasador i një vendi normal duhet të levizë nga një vend dhe të shërbejë diku tjetër. Është një ngërç që duhet të zgjidhet. Si komision i Politikës së Jashtme, jemi të gatshëm që të marrim në shqyrtim kandidatët për ambasadorë, sapo Ministria të mund të na i sjellë sa më shpejt propozimet, që ne, pastaj, t’i përcjellim opinionin tonë presidentit për të proceduar”. Përgjithësisht, zonja Kodheli mbështeti kryeministrin Rama, veçanërisht në hapat e ndërmarrë për çështjen e integrimit europian. Me bindjen se negociatat u hapën vetëm sepse Shqipëria i kreu detyrat e saj të shtëpisë, Kryetarja e Komisionit të Jashtëm komentoi pa nota disfatiste edhe tërheqjen e kryeministrit nga 2 nismat e kundërshtuara prej BE-së: pasaportat e arta dhe amnistia fiskale. “Rama ka guxuar gjithmonë dhe ka qenë në avangardë të disa vendimarrje që kanë rezultuar shumë të suksesshme. Dikur kam punuar shumë ngushtë me zotërinë dhe shpeshherë profesioni im nuk më lejonte që 2 + 2 të mos dilnin 4, nderkohë që atij i dilnin dhe 5. Suksesi që ai pati dhe ka në politikë më bën të besoj se ai kishte të drejtë, sepse shihte diçka më tepër. Idetë janë krejt të pranueshme, por mbase Shqipëria nuk është ende në fazën për të zbatuar ligjin e pasaportave të arta. Është ngrirë pak në kohë mbase për t’u zbatuar në një moment të dytë, por qëllimi ishte shumë i mirë. Qëllimi është në interes të ekonomisë dhe të qytetarëve”- tha zonjë Kodheli në emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Është ftohur marrëdhënia me Ramën? Mimi Kodheli: Ju tregoj çfarë bisedova me Ramën për listën e deputetëve.

Anëtarja e kryesisë së PS, Mimi Kodheli beson se forca e saj politike do t’i fitojë zgjedhjet, sepse di të rinovojë veten me ide, me njerëz dhe programe. Me 20 vite eksperiencë në PS dhe si një nga zërat e respektuar të saj, ajo beson se kryesia do të marrë vendine të drejta për kandidatët e bashkive. “Ne do të vazhdojmë të qendrojmë gjatë në pushtet, sepse jemi të duhurit dhe më të mirët në treg”- tha ajo gjatë intervistës për emisionin “Pa Censurë”. Kur u pyet për Tiranën, zonja Kodheli nuk ia dha të gjitha meritat Erion Veliajt. “E shoh Tiranën shumë pozitive në raport me qeverisjen qoftë qendrore, qoftë lokale, shumë larg kundërshtarit tjetër politik. Kjo për shkak se mbështetet nga qeveria dhe drjetohet nga Veliaj. Janë të dy faktorë të rendësishëm.”- tha zonja Kodheli, e cila bëri edhe një vlerësim për kundërshtarin e përçarë përballë. “Nuk fërkoj barkun dhe them shyqyr që janë këta në këtë derexhe dhe ne të vazhdojmë të qeverisim pavarësisht sesi qeverisim. Një opozitë e përçarë nuk i bën mirë vendit. Shoresoj të jetë një periudhë tranzitore për forcën e djathtë”- u shpreh Mimi Kodheli. Ajo iu përgjigj pa u shmnagur edhe pyetjes nëse është ftohur me Edi Ramën, pasi nuk u vendos në listë fituese në zgjedhjet e fundit. “Kemi 20 vite që punojmë bashkë. Disa periudha më pranë, disa më larg, por jemi aty e ndiejmë dhe e shikojmë që jemi e gjithmonë bashkëpunëtorë. Në kohën e hartimit të listave ka patur një diskutim. Po jua them siç ia thashë kryeministrit Rama: Kam qenë në krye të listës ose në 3-shen e parë te listës. E kam për nder te jem edhe në fund të listës së PS. Unë i shërbej vendit pavarësisht nëse jam nr. 1 apo 35, përsa kohë jam zgjedhur ta bëj këtë punë. Do ta bëj edhe kur të jem 35-a dhe do ta bëj sot, kur jam akoma në piacë, në krye të punëve të politikës.”- u shpreh Mimi Kodheli për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?