Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, nisën takimin e përbashkët, me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Fillimisht ata takuan ndaras shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në agjendë janë përfshirë diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Ndërkombëtarët u kanë kërkuar të dy palëve që të arrijnë dakordësinë për planin evropian, madje për këtë kanë premtuar përftime politike e ekonomike për të dy vendet.
Total 0 Votes
0
0