PS blindon kandidatin e bashkisë për Beratin ( EMRI)

Politike

Ervin Demo rikonfirmohet si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Beratit. Lajmin e jep ministri dhe drejtuesi politik i kësaj force politike në Berat, Bledi Çuçi.

Edhe vetë kryebashkiaku Ervin Demo ka reaguar për këtë vendim të bazës socialiste, duke i falenderuar për besimin.

“Falenderues për secilin prej jush që unanimisht një zëri vendosët që t’ju përfaqësoj në zgjedhjet e 14 Majit si Kryetar Bashkie për mandatin e dytë.

Së bashku do të shkojmë derë më derë, ku me përulje do flasim për problemet që kemi akoma në Berat, por me kokën lart për gjithçka kemi bërë në këto 4 vjet dhe krenar për ritmin e transformimit që Berati po përjeton dita ditës. Berati ynë i ka ditët më të mira përpara”, shkruan Demo.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?