Delegacioni i SPAK niset drejt Italisë, trajnim me Antimafian

Aktualitet

Një delegacion me prokurorë të SPAK janë nisur drejt Italisë, ku do të zhvillojnë një trajnim të përbashkët në Romë me Antimafian italiane , Antiterrorizmin, si dhe pranë strukturave hetimore italiane të Policisë së Shtetit, Karabinierëve dhe të Guardia di Finanza.

Para nisjes në Romë, mësohet se delegacioni i përbërë nga prokurorë të SPAK, hetues të BKH dhe të Policisë së Shtetit, të kryesuar nga Kreu i Strukturës së Posaçme, Altin Dumani, u prit nga ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Veprimtaria e rëndësishme trajnuese financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet projektit EU4LEA, i menaxhuar nga disa kombe, në të cilin marrin pjesë Italia, Austria dhe Spanja, të udhëhequr nga Ministria e Brendshme italiane nëpërmjet Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale, e cila ka caktuar Drejtuesin e Projektit (Drejtues i parë i Policisë së Shtetit) dhe Udhëheqësin e ekipit të projektit (Kolonel i Karabinierëve).

Zyra qendrore e projektit ndodhet në Tiranë dhe përbëhet nga personel shqiptar me kualifikim të lartë nën drejtimin e Udhëheqësit të Ekipit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?