Ballafaqimi i Xhaçkës me prokurorët e SPAK vjen pasi ndaj saj rëndon një kallëzim i dorëzuar nga ish/zv-komandanti i forcave detare, Artur Meçollari lidhur me privatizimin e pronave të ushtrisë dhe më konkretisht bazës detare të Limionit në Sarandë.
Pas ballafaqimit 4 ditë më parë në SPAK të Artur Meçollari dhe ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, tashmë deputet i Partisë Socialiste Bardhyl Kollçaku, radhën për të dhënë “llogari” përpara organit të akuzës për tjetërsimin e pronave të ushtrisë e kishte ish-ministrja e Mbrojtjes.
Pasi u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK, Xhaçka foli për mediat duke mohuar akuzat që janë ngritur në drejtim të saj.
“Nuk ka patur asnjëherë asnjë shkelje ligji”, tha Xhaçka.