Ironia e fatit, kërkesa e Berishës për t’u regjistruar me emrin e PD-së në dorë të ish zv.kryeministrit të tij, Rusmali

Aktualitet Politike

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të shqyrtojë këto ditë dy kërkesat e grupimeve brenda Partisë Demokratike për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit.

Pas hedhjes së shortit dje rezultoi që kërkesën e grupimit të Berishës, që të jetë ai përdoruesi i logos së Partisë Demokratike në këto zgjedhje, do ta relatojë Ilir Rusmali.

Ish-ministri i Berishës por “i divoruar” prej tij vite më parë dhe së fundmi “i djegur” nga ish-kryeministri në garën për Avokat të Popullit do të paraqesë kërkesën për logon e PD-së si dhe argumentet e tij se kush duhet ta përdorë atë në 14 maj.


Në të njëjtën kohë KAS përmes relatorit Koli Bele do të shqyrtojë kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeajt i cili apeloi një vendim të KQZ-së që kërkonte firmën e Bashës në një nga dokumentet e paraqitura për regjistrim.

Kujtojmë se para dy ditësh në kërkesën e tij Enkelejd Alibeaj kërkonte shfuqizimin e vendimit të KQZ-së për mosregjistrimin si subjekt zgjedhor.

KQZ shtyu vendimin për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa i la 48 orë në dispozicion për plotësimin e dokumentacionit, por kjo gjë nuk ndodhi.

Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Alibeajt Indrit Sefa deklaroi nga jashtë ambienteve të KQZ se nuk do depozitohej asnjë dokument shtesë nga ana e palës së tij dhe se dokumentacioni i depozituar është i plotë.

Rezultatet e shortit percaktuan:

  1. relator te kerkeses nr. 29 (Kerkesa e PD depozituar nga z. Sali Berisha), z. Ilirjan Rusmali;
  2. relator i kerkeses nr.30 (kerkesa e partisë “Levizja Bashke”, z. Elvis Çefa;
  3. Relator i kerkeses nr. 31 (kerkesa “Partia Demokratike e Shqiperise”, perfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeja), z. Koli Bele.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?