Gjendet i djegur mjeti tip “Passat”, që mendohet se është përdorur nga autorët e masakrës në një lokal në Don Bosko, ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagosën 5 të tjerë.
BalkanWeb ka siguruar pamjet nga vendi ku u gjet makina e djegur, konkretisht në një cep të kryqëzimit që të çon për në Likmete dhe të nxjerr në autostradën Fushë-Krujës-Milot, vendin e quajtur ura e Sul Merës.
BalkanWeb mëson se në vendngjarje ndodhen ekspertë të cilët po kryejnë këqyrjen e mjetit.
Total 0 Votes
0
0