Janë arrestuar këtë të enjte 7 shtetas dhe janë sekuestruar rreth 5.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në Shkodër.
Mësohet se në pranaga kanë rënë: Pjetër Ashta, 62 vjeç dhe Dodë Ashta, 33 vjeç (babë e bir), pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur rreth 5.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
“Gjatë operacionit policor “Bleran” u arrestuan në flagrancë shtetasit P. A., 62 vjeç dhe D. A., 33 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bardhaj, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur rreth 5.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare”, njofton policia.
Po ashtu blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Artilas Vuksani dhe Emiljan Vuksani,, të dy 19 vjeç, Robert Pepniku 26 vjeç dhe Robert Preka., 22 vjeç, të katërt banues në Shkodër dhe Rajmond Kola., 22 vjeç, banues në Golem.