Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar gratë dhe vajzat për festën e 8 Marsit.
“Për gratë dhe vajzat e Shqipërisë po ndryshojmë shumë gjëra. Por fokusi ynë është në çka nuk kemi arritur të ndryshojmë deri më tani.
Shanset e barabarta janë axhenda e Kuvendit, institucioneve dhe shoqërisë.
Të gjitha ne së bashku, 50 gra në Kuvend dhe 13 në Qeveri, po u hapin rrugën fuqizimit të grave e vajzave në jetën politike, tregun e punës, jetën ekonomike, familje e komunitet.
Gëzuar 8 marsin!”, tha Nikolla.
Total 0 Votes
0
0