Në stomakun e një peshkaqeni janë gjetur pjesë nga trupi i një burri, i cili ishte zhdukur pak ditë më parë.
Diego Barria, një 32-vjeçar, baba i tre fëmijëve, u pa për herë të fundit duke lundruar përgjatë brigjeve të Argjentinës më 18 shkurt.
Paraditen e së dielës dy peshkatarë kanë denoncuar pranë autoritetit portual vendor se kanë kapur tre peshkaqenë në zonën ku ishte pikasur mjeti i 32-vjeçarit të zhdukur.
Sipas “Sky News”, ekipi i kërkimit tha se peshkatarët raportuan se “kur po pastronin peshkaqenët, gjetën mbetje njerëzore në njërin prej tyre”.
Familja e Barias e identifikoi nga një tatuazh ai kishte në trup, ndësa pritet të dalin rezultatet e testit të ADN-së për të konfirmuar zyrtarisht identitetin e tij.