Alibeaj prezanton kandidaten për Bashkinë e Fierit (FOTO-EMRI)

Politike
Kryetari ne detyre, Enkelejd Alibeaj, ka prezantuar ne qytetin e Fierit, kandidaten e PD per kryetare te Bashkise.
Njoftimin e ka bere te ditur vete kandidatja Eriselda Zotaj
Postimi i plote: 
Faleminderit!
Jeni të jashtëzakonshëm!
Respekt dhe mirënjohje për të gjithë Ju qëndrestarë, Ju jeni zemra e Partisë Demokratike. Është nder dhe privilegj të jem përfaqësuesja juaj në zgjedhjet e 14 majit. Në të njëjtën kohë ështe edhe përgjegjësi, të cilën në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do ta shfrytëzojmë të paraqitemi si e vetmja alternativë dinjitoze përballë qytetarëve të Fierit.
Duhet të jemi larg hijes së të shkuarës, na lind detyrimi të rrisim nivelin e përfaqësimit. Ne do të vazhdojmë para dhe do te jemi alternativa që do të distancojë votuesit nga abuzuesit. Do të bindim votuesit tanë që sot ne jemi alternativa e munguar, ajo që do të garantojë vazhdimësinë e Partisë Demokratike mbi parimet e vlerave, moralit dhe dinjitetit. Kjo duhet të na japi kurajon që me zemërgjerësinë që na karakterizon, angazhimin dhe përkushtimin maksimal ne ta ringremë Partinë Demokratike dhe t`ju tregojmë qytetarëve të Fierit se jemi ekipi i duhur për të drejtuar Bashkinë Fier.
Kam besimin se të gjithë bashkë do t`ia dalim në këtë sfidë!
Faleminderit!
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?