Një Profesor-Doktor do të mbajë postin e Sekretarit Politik të Qarkut të Shkodrës për Partinë e Lirisë.
Bëhet fjalë për Luigj Turmalaj i zgjedhur sot nga Kryesia e kësaj force politike, që mesa duket po ristrukturohet në veri të vendit, në prag zgjedhjesh, pas një emër tepër i njohur dhe me influencë si Agron Çela i braktisi për t’iu bashkuar Partisë Socialiste.
Megjithatë, kreu i PL, Ilir Meta shprehet i bindur se fitorja në 14 maj, do të jetë e thellë.
Mesazhi i Metës:
Kënaqësi e veçantë që Kryesia e Partisë të Lirisë zgjodhi sot ish-Dekanin e UBT, Prof.Dr. Luigj Turmalaj në detyrën e rëndësishme të Sekretarit Politik të Qarkut të Shkodrës.
Besimplotë se me angazhimin e intelektualëve të shquar si Prof.Dr Turmalaj dhe të ekipit të mrekullueshëm të Partisë të Lirisë në Shkodër, fitorja në 14 Maj do të jetë e thellë.
Prioritet i Partisë të Lirisë janë intelektualët dhe të rinjtë, garancia për Ndryshimin e padiskutueshëm që po afron!