Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti masiv që ka ndodhur në zonën e ‘Shallvareve’ në Tiranë. Mësohet se një autobus i transportit public të linjës ‘Unaza’ ka goditur nga pas mjetet që ka pasur përpara.
• Për rrjedhojë, autobusi e gjashtë makina private janë dëmtuar, ndërsa dhjetëra qytetarë janë plagosur. Bëhet fjalë për persona që kanë qenë udhëtarë në urban dhe në makinat e tjera. • Aut-ambulancat kanë mbërritur njëra pas tjetrës në vendngjarje dhe po marrin të plagosurit. Aksi është bllokuar dhe situata në vendin e ngjarjes është kthyer në kaos. Nuk dihet shkaku i aksidentit.
TIRANË– Dhjetëra njerëz të shtrirë në rrugë! Këto janë pamjet e para që vijnë nga Tirana, nga zona e Shallvareve, ku mësohet se autobusi i linjës së “Unazës” është përplasur me gjashtë mjete. Për paspjë, dhjetëra persona janë plagosur. Ata kanë marrë dëme të shumta si pasojë e përpasjes. Bëhet fjalë për qytetarë që ndodheshin në urban dhe në mjetet evogla që janë marrë përpara nga autobusi. Shkaku i aksidentit nuk dihet, ndërkohë që raportohet se ka qenë urbani që ka goditur nga pas të gjitha mjetet që ka pasur përpara.