Kandidati per Bashkine e Tiranes, Belind Këlliçi ka vazhduar takimet me banore te Tiranes. Ai eshte ndalur se fundmi me banore te Farkes dhe Petreles.
Postimi i plote:
Albumi i takimeve në Farkë e Petrelë. Faleminderit të zotëve të shpisë që na pritën krahëhapur!
Dëgjojmë nga njëri-tjetri të ngrihen çështje me vlerë, për të cilat unë dhe ekipi im do të rikthehemi me një paketë zgjidhjesh.
Programi ynë do të jetë i orientuar drejt zgjidhjeve afatshkurtra.
Një kryebashkiak i mirë duhet të marrë përsipër të realizojë objektivat brenda 4-vjeçarit, përndryshe dënojeni me votë.
Premtimet përtej afateve të mandatit janë gjepura dhe humbje kohe për Tiranën!