Goditet nga rrufeja avioni i “Air Albania”

Aktualitet

Një avion i “Air Albania”-s, ka bërë ulje të detyruar në aeroportin “Nënë Tereza” vetëm pak pasi ishte ngritur në fluturim.

Në një denoncim të mbërritur në redaksinë e Boldnews.al, bëhet me dije se avioni i linjës “Tiranë-Malpensa”, i cili është ngritur nga pista rreth orës 22:00, është goditur nga rrufeja, e si pasojë piloti është detyruar të bëjë ulje emergjente.

Duke iu referuar mesazhit të njërit prej pasagjerëve, bëhet me dije se teksa kanë qënë në ajër ata kanë parë goditjen nga shkarkesa elektrike, po ashtu kanë parë dhe zjarr, ndërsa kompania u ka kërkuar të vazhdojnë udhëtimin me të njëjtin mjet fluturues.

Po ata nuk kanë pranuar sepse sipas tyre avionit nuk i është bërë asnjë inspektim.

“Sapo u ngritëm nga pista e aroportit të Rinasit rreth orës 20:00 me destinacion aeroportin e Malpenes në Milano të Italisë. Avioni sapo ishte ngritur në ajër ku u godit nga rrufeja“,- tregon një pasagjer për Boldnews.al.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?