Aktualitet

Rama viziton komunitetin shqiptar në Japoni

Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet në Japoni, ku po zhvillon një takim në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Gjatë kësaj vizite në Tokio, Rama është takuar edhe me komunitetin shqiptar në Japoni, të cilin e ka quajtur një moment të bukur të vizitës.

“Albanian Day në Tokio ishte një moment i bukur i vizitës, me komunitetin shqiptar në Japoni, si edhe me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit të këtij vendi mahnitës e mikpritës, me të cilin do t’i fuqizojmë më tej marrëdhëniet e mira që kemi” shkruan Rama në postimin e tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?