Arrestohet Amar (Dritan) Shkëmbi, ka marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit…

Aktualitet

Arrestohet Amar (Dritan) Shkëmbi. 39-vjeçari është kapur në Abu Dhabi me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku, u plagos vetë Ndoji dhe miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si ‘Rrumi’.

• Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se mbi bazën e informacioneve të marra nga Policia e Shtetit, homologët e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Abu Dhabi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i Shkëmbit me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë . • GJKKO i ka caktuar 39-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilesuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar krininal”. • Cili ishte roli i Shkëmbit? Ai njihej me nofkën ‘Badi’ dhe në përgjimet e grupit rezulton se ka koordinuar veprimet me anëatrët e tjerë për të bërë të mundur përgjimin e Rrumit në ambientet e jashtme, pasi ky i fundit i ndërronte shumë shpesh makinat.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?