Kryeministri Edi Rama pritet të kryej vizitë zyrtare në Japoni, zbulohet data

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Japoni, në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Bëhet me dije se kreu i qeverisë do të jetë në Tokio nga datat 21 deri në 25 Shkurt.

Gjatë vizitës së tij atje Rama do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe.

Ai do të pritet nga homologu i Japonisë, Fumio Kishida, si dhe do të jetë i pranishëm në darkën e organizuar prej tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?