Sizmiologu Edmond Dushi: Tërmeti në Turqi nuk përbën rrezik për Shqipërinë

Aktualitet

Sizmiologu i njohur Edmond Dushi, ka thënë se tërmeti tragjik që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm, nuk përbën rrezik për Shqipërinë.

Ai qetësoi qytetarët duke thënë se lëkundje e forta në Turqi nuk ndikojnë drejtpërdrejt në vendin tonë. Ai shtoi gjatë një interviste për “Klan Tv” se Turqia është është një territor tektonik aktiv dhe ka tërmete me magnitudë mbi 7 të shkallës Rihter.

“Për të qetësuar, mund ta them që në fillim që nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë. Pra nuk përbën një rrezik për Shqipërinë fakti që ky tërmet ka ndodhur për shkak se distanca e konsiderueshme dhe pozicionimi tektonik i ndryshëm nuk e mundëson këtë gjë. Por që natyrisht rajoni i Mesdheut është tepër aktiv dhe kemi vënë re që ka një rritje të numrit të tërmeteve të moderuar deri tek të fortë.

Përsa i përket këtij tërmeti, ky tërmet është një nga tërmetet në historikun e publikuar të tërmeteve të Turqisë, rezulton i dyti me këtë magnitudë. Turqia është një territor tektonik aktiv dhe ka tërmete me magnitudë mbi 7, ka një numër të konsiderueshëm tërmetesh të tillë.”, ka thënë Dushi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?