Belind Këlliçi reagon pas ndryshimit të emrit rrugës “Ibrahim Rugova/ Hipokrizia në kulm. Turpi ka emër!

Aktualitet
Kandidati opozites per bashkine e Tiranes, Belind Kellici ka reaguar pas ndryshimit te emrit qe ju be rruges “Ibrahim Rugova”.
Postimi i plote:
Rrugët e kryeqytetit duhet të mbajnë emrat e personaliteteve që bashkojnë shqiptarët dhe emri i Ibrahim Rugovës nderon Tiranën, Republikën e Shqipërisë dhe çdo shqiptar tabani.
Veprimi i kryebashkiakut të vjetër, dëshmoi dyfytyrësinë e tij, që nga njëra anë shitet si patriot duke drejtuar Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon dhe nga ana tjetër fyen Kosovën dhe gjithë shqiptarët me këtë veprim nëpërkëmbës ndaj figurës emblematike të Rugovës.
Kryebashkiaku i tanishëm ka shkaktuar një debat të pahijshëm përçarës kur vetë ai, pak muaj më parë, mbante fjalimin ceremonial gjatë dhënies së shtetësisë shqiptare për familjen Rugova. Ndërkohë, nuk duhet harruar se për 8 vite me rradhë Veliaj pengoi vendosjen në Tiranë të shtatores së Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Hipokrizia në kulm. Turpi ka emër!
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?