Rreth 200 makina janë bllokuar nga bora në Rrugën e Arbrit

Aktualitet

Prej 5 orësh rruga e Arbrit vijon të jetë e pakalueshme, ku deri më tani janë bllokuar 200 makina.

Bëhet me dije se mjetet janë bllokuar në Qafën e Murrizit. Të bllokuar për disa orë janë makina, fugonë dhe kamionë.

Tre borëpasturese janë në vendngjarje dhe kanë nisur për ta hapur rrugën dhe për ta kripozur për të bërë të mundur kalimin e mjeteve.

Policia më herët apeloi të gjithë drejtuesit që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?