Aktualitet

Rama kujton Ibrahim Rugovën në 17 vjetorin e vdekjes

Sot shënohet 17-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kryeministri Edi Rama e ka kujtuar Rugovën përmes një fotoje ku shkruan:

“I përjetshëm kujtimi i Ibrahim Rugovës”, shkruanRama në foton që shpërnda në Facebook.

Ibrahim Rugova u nda nga jeta më 21 janar të vitit 2006 dhe u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në nder të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, nën përkujdesjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot u organizua ceremonia e vendosjes së kurorave. Në homazhe mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe figura të tjera politike.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?