Xhaxhai i Aleks Nikës akuzon socialistët: Kanë faj, bënë kryetar bashkie gardistin vrasës

Analize

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë në 21 janar, tha në emisionin Review në Euronews Albania, se krerët e Gardës kanë marrë urdhër nga Berisha e Basha për veprimet në 21 janar.

Nika u shpreh se Berisha jo vetëm e mbrojti, por madje e shpërbleu gardën. Faj sipas tij, ka edhe PS që bëri kryetar bashkie një nga gardistët e grupit të zjarrit në 21 janar.

“Le të thoshin Aleksin e vramë se bëri këtë faj, po vrasin dhe fshihen. Berisha e mbrojti gardën dhe e shpërbleu madje. Këtu gaboi edhe PS, se një nga gardistët e bëri kryetar bashkie.

Nuk duhet t’i kishin bërë ato dhe ato duhet t’i korrigjojë vetë PS lëshimet që ka bërë duke shtruar rrugën që gardistët dhe vetë  policia, që i ka fshirë provat, dhe sot janë ngritur në përgjegjësi”, tha Nika.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?