Berisha: “S’do njohin kurrë një proces zgjedhor me vota të vjedhura”

Aktualitet Politike

Kreu i PD, Sali Berisha, në një bashkëbisedim online me qytetarët, ka deklaruar se partia e tij nuk do të njohë një proces zgjedhor të bazuar në votën e vjedhur.

Ai tha se kryeministri Edi Rama nuk ikën me votë, dhe se e vetmja zgjidhje për ta rrëzuar është revolucioni.

“Manipulimi i zgjedhave ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet. Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.

Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve. Përgjigja është vetëm një: vetëm revolucion”, tha Berisha

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?