Aktualitet

Rama në Forumin e Davos-it flet për sulmet kibernetike : Po ndërtojmë muret mbrojtës me aleatët tanë

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në forumin e Davosit, ka folur për sulmet kibernetike. Ai theksoi se ky sulm i sponsorizuar nga Irani u përballua me bashkëpunimin me Microsoft dhe FBI amerikane.

“E përballuam në koalicion me aleatët, po ndërtojmë muret mbrojtës ndaj sulmit kibernetik. Për rikuperimin u deshën disa javë”, u  shpreh Rama.

Theksojmë se në fokus të diskutimeve në këtë forum ishin problemet aktuale ndërkombëtare, si lufta në Ukrainë, kriza energjitike dhe sulmet kibernetike.

Të pranishëm në këtë forum ishin dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe ai i Maqedonisë Stevo Pendarovski të cilët do të flasin  për përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si dhe do të diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?