Ish-sekretari i Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë dhe bashkëredaktor në disa nga veprat e Enver Hoxhës, Sevo Tarifa ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.
Tarifa qenë po ashtu në bordin drejtues të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste dhe ish-sekretar i Enver Hoxhës, publicist, shkrimtar, veteran i LANÇ.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë se njeriu ynë i shtrenjtë, Sevo Tarifa, u nda sot nga jeta në moshën 96 vjeç. U jemi mirënjohës të gjithë atyre që e kanë dashur dhe e kanë çmuar këtë njeri të mirë dhe patriot të zjarrtë”, ka lajmëruar familja e të ndjerit.
Total 1 Votes
0
1