Sport

Milan barazon me Leccen, Pioli: Gabuam në pjesën e parë

Milan lëshoi terren jo pak në garën për kampionat, teksa barazoi 2-2 me Leccen në transfertë. Trajneri i kuqezinjve, Pioli shprehet për mediat se skuadra gaboi shumë në pjesën e parë, ndaj erdhi ky rezultat.

“Në pjesën e parë gabuam gjithçka që mund të gaboj, pastaj patëm një reagim të mirë, mund ta kishim fituar, por sigurisht që duhet të bëjmë më mirë. Nuk erdhëm fitimtarë, erdhëm nga rezultatet e dobëta me Romën dhe Torinon. Gabimi në golin e parë ishte i evitueshëm, e komplikoi ndeshjen.

“Në fund të pjesës së parë mund të kisha ndryshuar disa lojtarë, zgjodha të largoja Theo dhe Saelemaekers për të ndryshuar lojën në krahë” – tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?