Banorët e Bërxullës, hipin në shtyllat e tensionit dhe kërcënojnë se do të hidhen

Aktualitet

Banorët e Bërxullës në Tiranë, kanë dalë edhe ditën e sotme në protestë. Ata janë kundër projektit të ndërtimit të autostradës që pritet të lidhë Thumanën me Fierin, ku nga ky projekt preken mbi 20 banesa, të cilat do të shemben.

Po ndryshe nga herët e tjera, këtë herë banorët po protestojnë në një mënyrë që rrezikon jetën e tyre.

Dy prej banorëve ndodhen sipër shtyllës së tensionit dhe kërcënojnë se do të hidhen. Ata kërkojnë që të takohen me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, apo përfaqësues të kësaj Ministrie.

Gruja e cila ndodhet sipër në shtyllë vuan nga tensioni dhe rritet rreziku që ajo të bjerë nga lartësia e madhe.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?