Sërish parashutë për Luiz Ejllin, Big Brother kyç brenda banorët

Show

Publiku vazhdon ende mbështetjen e madhe për këngëtarin Luiz Ejlli brenda shtëpisë së Big Brother. Në çdo rrejt social, mjafton të navigosh pak minuta sheh dhjetra postime të qytetarëve, që dalin në mbështetje të Luizit, i cili po kalon një moment të vështirë brenda shtëpisë.

Së fundmi, për Luizin është ngritur një parashutë, që mban një mesazh shumë të fortë, por produksioni e ka ndaluar që banorët të shohin. Atyre u është dhënë një komunikim se duhet të mbyllen në dhomën e gjumit, pasi po vjen një parashutë.

Nuk dihet nëse Luizi e ka marrë mesazhin për mbështetjen e madhe, por produksioni nuk është hera e parë që e luan këtë gjë.

Edhe ditën e djeshme, Luizit iu ndalua qëndrimi në oborr, për të parë dronin që i kishin dërguar. Kujtojmë se këngëtari është në nominim për ditën e shtunë dhe rrezikon largimin, nëse mbështetësit nuk e votojnë.

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?