Barcelona kualifikohet për në finalen e Superkupës së Spanjës (VIDEO)

Sport

Barcelona është kualifikuar për në finalen e Superkupës së Spanjës, pasi mundi me penallti Betis. Koha e rregullt përfundoi 1-1, në shtesë skuadrat shënuan nga një gol, ndërsa fati i sfidës u vendos nga pika e bardhë e penalltisë.

Katalanasit zgjidhën ndeshjen në minutën e 23-të, por festa zgjati pak pasi goli i Pedrit anulohet për pozicion jashtë loje. Robert Leëandoëski realizon në fundin e fraksionit, gol disi me fat, gjithsesi ekipi i Xavit shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep.

Të besuarit e Pellegrinit luajtën mirë, patën shanset e tyre, edhe pse nuk mbajtën shumë topin. Betis do barazonte shifrat me të zakonshmin Nebil Fekir, çerek ore para fundi.

Në fillimin e shtesës, Ansu Fati do i sillte fat Barçës me golin e tij. Gjithsesi, mbrëmja nuk kishte përfunduar ende për Moron që vendos ekuilibrat në 2-2. Nga penalltitë, më e saktë u tregua Barcelona, që shkon në finale kështu dhe do luajë ndaj Real Madrid.

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?