Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka uruar Policinë e Shtetit në 110-vjetorin e krijimit të saj.

Aktualitet

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përshëndetur dhe uruar Policinë e Shtetit në 110-vjetorin e krijimit të saj.

Çuçi shpreh mirënjohjen për të gjithë kontribuuesit e saj dhe nderon dëshmorët e rënë në krye të detyrës, duke falënderuar për shërbimin dinjitoz për rendin e sigurinë publike.

Ai thekson në mesazhin e tij se sot është koha që të matemi me të ardhmen dhe të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona për të bërë një kapërcim epokal.

MESAZHI I PLOTË
𝟏𝟏𝟎 𝐕𝐉𝐄𝐓 𝐏𝐎𝐋𝐈𝐂𝐈𝐀 𝐄 𝐒𝐇𝐓𝐄𝐓𝐈𝐓🇦🇱
Në këtë ditëlindje të organizatës që u krijua më pak se dy muaj nga themelimi i shtetit shqiptar, 𝐩𝐞̈𝐫𝐮𝐥𝐞𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐚𝐣 ndër vite dhe ndaj dëshmorëve që ranë në krye të detyrës.

Mirënjohje për shërbimin dinjitoz që keni bërë e po bëni për rendin e sigurinë publike, për të garantuar jetën dhe pronën e qytetarëve. 𝐒𝐨𝐭 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞𝐬𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝 dhe pavarësisht se krahasimet me të shkuarën janë si nata me ditën, sot është koha që ne 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐭𝐞𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞𝐧 dhe të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona për të bërë një kapërcim epokal.

Lamë pas një vit ku falë punës së Policisë së Shtetit, 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐚𝐭𝐢 𝟑𝟎% 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐚𝐤 𝐯𝐫𝐚𝐬𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝟏𝟑.𝟓% 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐚𝐤 𝐚𝐤𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐨𝐫𝐞. 𝐑𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐚𝐯𝐞 𝐦𝐞 𝟏𝟓%, por edhe përfshirja në ndihmën e 𝐏𝐚𝐤𝐨𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐌𝐚𝐝𝐡𝐞, përbëjnë një mbështetje të konsiderueshme për zerimin e ndikimit të inflacionit të luftës në familjet e tyre.

Sot kemi një 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐝𝐞𝐫𝐧𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐪𝐚𝐬𝐞𝐭 𝐬𝐢 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 dhe vizioni ynë është të vijojmë transformimin 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐢𝐧𝐯𝐞𝐬𝐭𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢. Gëzuar 110 vjetorin🙏 #PoliciaEShtetit🇦🇱

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?